"Ik se nuk do të dalësh bosh" Si u grabitën 16 mijë euro e bizhu tek vila në Lundër. Nga 'Google map" tek hapja e kasafortës me kriko

"Ik se nuk do të dalësh bosh" Si u grabitën 16

Ora News siguron dosjen e plotë të Prokurorisë mbi 5 të arrestuarit e akuzuar si grupi i grabitësve të vilave luksoze në Tiranë.

Të arrestuar janë Dajvid Dosti, Dorjan Lamani(Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj që do të dalin sot në 10:30 para gjykatës për masën e sigurisë.

Sipas asaj që konstaton prokurori i çështjen Ervin Karanxha, të pandehurit komunikonin me njëri-tjetrin me radio marrëse dhënëse për t’iu shmangur në këtë mënyrë përgjimeve telefonike.

Prokurori kërkon masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të pandehurit për akuzën «Vjedhje me pasoja te renda e kryer ne bashkepunim» te parashikuar nga neni 134/3-25 te Kodit Penal.

(Ne foto: ‘Dorian.’ Hektor Qirjazi)

Granca që u ngrit në Lundër

Policia kishte informacion se një grup personash kishin përgatitur grabitjen e një pike “Exchange” në Yzberisht në Tiranë, prandaj më 12 prill 2021  grupet e vëzhgimit të Forcave Operacionale Speciale si dhe ato të Policisë Kriminale u vendosën në Unazen e re dhe të zones së ish “Bllokut” dhe në zonën e “Lundrës"  

Atë ditë nga grabitësit ishte piketuar banesa e shtetases B.S në një rezidencë në Lundër.

Si u bë plani i grabitjes, "shtepine e identifikuan me google maps"

Më 10 prill Dajvi Dosti me banim në Skrapar është marrë në “Messenger” nga Dorjan Qirjazi për të shkuar në Tiranë.

Më 12 prill në një takim që kanë bërë në një lokal tek “Astiri” Qirjazi i ka treguar se  “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim” pasi Dosti ka pranuar, Qirjazi i ka treguar nëpërmjet telefonit të tij, “Googles maps” banesën që do të vidhej.

"Ik se nuk do të dalësh bosh, Si do ndaheshin parate e grabitura"

Dëshmia e Dajvi Dostit ka zbardhur skemen

Dorjani i ka thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”.

"Gjatë kësaj bisede që kanë bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani.

Gjithashtu Dorjani i ka  dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene  që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij  në zonën e Astirit  për të ndarë lekët" thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.

E gjitha brenda një ore. Si u hap kasaforta dhe u morën 4 pako me euro

Në mesditë është nisur nga “Astiri” së bashku me shokët e Dorjanit për të kryer grabitjen në Lundër.

Mjetet që do e ndihmonin për të hapur dyert, dhe radion me të cilën do të komunikonte i kishte futur në një çantë sportive.

“Kapërceva murin e shtëpisë dhe hyra në oborrin e banesës. Dera e ballkonit ishte e hapur. ” ka dëshmuar ai.

" Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes është konstatuar se nga ana e autoreve pasi  është hapur dera e ballkonit duke përdorur forcen dhe mjetet për hapjen e saj, kanë hyrë në banese dhe kanë hapur po me anë të forcës një kasafortë në të cilën ndodheshin vlerat monetare te cilësuara në  procesverbalin e sekuestros.  Njëkohësisht nga autorët janë vjedhur dhe sende të tjera me  vlerë" thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News. 

Pasi kontrolloi te njëra nga dhomat e gjumit të katit të pare ka gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur.


"Kasaforta ishte e mbyllur, ishte me kod, me ngjyrë gri e ka hapur kasafortën me krikon me vakum të cilën e ka vendosur në të gjitha anët e saj për ta hapur gjithashtu ka  përdorur dhe kacavidën.
 Kasaforta ishte me kod dhe  ka qëndruar  rreth një orë për ta hapur , pasi e ka hapur aty ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung , gjithashtu ka marrë dhe një palë vëth, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion" dëshmon Dajvid

Pas një ore ka dalë nga banesa sërish duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese dhe ka marrë një taksi për tu larguar drejt Astirit. Policia ka ndaluar taksinë dhe ka prangosur Dorian Dostin.

Lexo dhe: Vjedhjet tek vilat në Liqenin e Thatë, arrestohet Hektor Qiriazi, i dënuar me burg përjetë në Greqi

I kapin me 16 mije euro

Pas grabitjes, Dorjan Dosti ka tentuar të largohet me taksi drejt “Astirit” kur dhe është ndaluar nga policia.

"Gjatë kontrollit  të  berë ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një shumë prej 16.250 (gjashtëmbëdhjet mijë e dyqind e pesëdhjetë) euro, disa bizhuteri  dhe  sende të tjera me vlerë" thuhet në dosjen e prokurorisë.

 Në këtë fazë të procedimit, prokurori deklaron se nuk ka ndonjë të dhënë ose provë për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, por kemi vetëm dyshime

Të arrestuar janë  

1 - Dajvid Dosti, datëlindja 1999  banues në Poliçan

 2- Dorjan Lamani (Qirjazi), datëlindja 1983,  banues në Sarande por që po jetonte me qera në Tiranë, I dënuar më parë për  “Kultivim te lendeve narkotike”

 3- Klodian Çypi, datëlindja 1987 banues në Fushë Krujë i dënuar më parë për  “Kultivim te lendeve narkotike”

4- Halil Topalli,  datëlindja 1992, banues  në fshatin Tapize, Tiranë, 

5-  Redian Begaj, datëlindja 1989, nga Vlora

Mjetet që përdorin për grabitje

Paisje metalike me hapje me anë të presion (krike), me ngjyrë të trupit  të verdhë me mbishkrimin C180
piston ngjyrë e zezë,
Nje kaçavidë  metalike,
Dy radio marrëse dhënëse etj.
Gjithashtu është sekuestruar makina me të cilin udhëtonin autorët dhe disa aparate telefoni celularë të perdorur nga autorët për realizimin  e veprave penale"

Gjatë kontrollit të banesës Dorjan Lamanit janë gjetur në cilësinë e provës materiale dy çelësa automjetesh, peshore  elektronike, morsetë dhe sende të tjera.

Në banesën e shtetasit  Klodian Çypi janë gjetur  dhe sekuestruar me  cilësin e provës material dy aparate celulare dhe dy karta “sim”.

MOMENTI I ARRESTIMIT

EMISIONET