Dosja e “Los Blancos” brenda grupit të kokainës dhe Bledar Seferi, SPAK në Shkurt i bllokoi pasurinë

 

Bledar Hakorja Alias “Seferi”, është njëri nga anëtarët e grupit kriminal Shqiptar “Kompania Bello”, i cili kryente trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latinë në Europë.

Bledar Seferi, nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë Shqiptare, pasi ka vepruar në Amsterdam të Holandës dhe Bari të Italisë në një celulë kriminale dhe më pas ka vepruar në Shqipëri, duke hapur biznese të ndryshme, duke filluar nga dyqan Fast-Food e deri tek një kompani “Cosimo Rey Plastica”.

Seferi dyshohet se ka mbajtur bashkëpunim me grupin e Eldi Dizdarit në Holandë e Itali, por sipas dosjes italiane ka bashkëpunuar dhe me persona si, Giusepe Di Cosimo që njihet me nofkën “Pinoku”, Cristian Di Cosimo, Giuseppe Signorile, Sebastiano Porro dhe Shkëlzen Dacin.

Dosja e “Los Blancos” brenda grupit të kokainës dhe Bledar

Giusepe dhe Kristian Di Cosimo, janë babai dhe vëllai i njërit nga anëtarët e këtij grupi të arrestuar në Durrës, për llogari të autoriteteve italiane.

Por gjatë operacionit policia i gjeti Giovanni Di Cosimo dhe sekuestroi një sasi prej 367.5 gram hashash,për të cilën tashmë është dënuar.

Ndërkohë në Shqipëri Di Cosimo dhe Bledar Seferi, ka dhe një tjetër proces gjyqësor të hapur, pasi në muajin shkurt 2020 prokuroria e posaçme SPAK, i ka sekuestruar pasuritë, Bledar Seferit, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunëtorit të tij Italian, Giovanni Di Cosimo.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, i ka bllokuar italianit Giovanni Di Cosimo, 9 asete pasurore, mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5 mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.

Ndërkohë që familjarëve të Seferit i janë sekuestruar 4 llogari bankare me vlerë rreth 50 mijë €. Kompania e “Cosimo Rey Plastica”, ka kaluar në pronësi të familjarëve të Seferit.

Në regjistrin e bizneseve kjo kompani figuron e regjistruar në emrin e bashkëshortes së Bledar Seferit, Erjola Seferi.

Mes pasurive të sekuestruara nga SPAK, është dhe një biznes Fast-Food në emër të Bledar Seferit.

EMISIONET