Dorëheqja e Topit, Sali Shehu zgjidhet në krye të FRD

Dorëheqja e Topit, Sali Shehu zgjidhet në krye të FRD

Sali Shehu është kryetari i ri i Frymës së Re Demokratike.

Zgjedhja e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD u bë ditën e sotme pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të partisë së themeluar nga ish presidenti Bamir Topi.

Ky i fundit dha dorëheqjen nga drejtimi i FRD pasi kjo forcë u rreshtua me PD në koalicionin "PD - Aleanca për Ndryshim".

Gjatë fjalës së tij, Shehu i bëri thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Lexo edhe: “PD – Aleanca për Ndryshim” regjistrohet në KQZ, ja ku do të zbatohet numërimi e votimi elektronik

FRD: Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje.

Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Lexo edhe: Pas koalicionit me PD, Bamir Topi jep dorëheqjen nga kreu i FRD-së

Vendi Lajme Politikë Aktualitet sali shehu frd kryetari i ri bamir tipi

EMISIONET