Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? Ja njoftimi i rëndësishëm i ambasadës në Tiranë

Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? Ja njoftimi i

Ambasada gjermane në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të hyjnë në territorin gjerman.

Sipas njoftimit, të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku - sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) kanë detyrimin e njoftimit.

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend.

Postimi i plotë i Ambasadës gjermane në Tiranë:

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku - sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) - kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.

Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni KËTU

Vendi Lajme Sociale tirane Aktualitet njoftimi mbasada gjermane hyrja ne gjermani

EMISIONET