“Doni të dini si duket mungesa e shpresës?”, Pano Soko komenton protestën: Protestuesit janë organikë

“Doni të dini si duket mungesa e shpresës?”, Pano Soko

Ekonomisti Pano Soko për Ora News ka komnetuar të gjithë kauzën që ka çuar në protestën e dhunshme që ka pushtuar vendin prej ditësh tashmë.

Soko i ka cilësuar protestuesit si organikë, që kanë akumuluar mllef për vite, ndërkohë që pamjet e transmetuara për të tregojnë mungesën e shpresës.

Këta që janë çuar janë shumë organikë, nuk dinë protokollet e protestave. Por janë bio. Janë njerëz që nuk dinë se çfarë është protesta, por kanë një mllef të akumuluar. Këta janë të rinj që janë lënë në harresë dhe të pashpresë. Në këtë vend nuk arritëm dot pas 30 vitesh që të krijojmë një hambar të mirë për të rritur dhe kultivuar breza. Janë pa punë, pa arsim, shoqëria i ka lënë në harresë. Ky është një produkt i një ngjarje që po rritet prej vitesh”, tregon Soko.

Ekonomisti ka vijuar më tej, ku thotë se “Doni të dini si duket “mungesa e shpresës”? Kjo është pamja e mungesës së shpresës. Kjo ndodh kur njerëzit nuk kanë shpresë, shpërthejnë impulsivisht ndaj çdo gjëje. Kjo duhet parë me vëmendje. Është formë tjetër e protestës së studentëve. Është si rezultat i mospasjes së shpresës.”

Vendi Lajme pano soko Aktualitet protesta per klodianin

EMISIONET