Një 32 vjeçar u raportua i zhdukur nga familjarët në Durrës, pasi nuk kishte dalë më në breg pas zhytjes për të gjuajtur për oktapodë.

Sipas informaciomeve për Ora News, i zhdukuri është identifikuar si Stivi Prifti, 32 vjeç.

Sakaq vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tij, pasi rrobat janë gjetur në afërsi të Currilave, duke shtuar dyshimet se diçka mund t’i ketë ndodhur.