Arkivi qendror i shteti dhe fakulteti i historisë dhe filologjisë kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për tu dhënë mundësi studentëve të disponojnë dokumentet dhe faktet e arkivit falas. Kjo sipas përfaqësueseve të dy institucioneve do tu jepte më shumë mundësi studentëve të thellohen në historinë e Shqipërisë duke u bazuar në fakte dhe jo më në folklorizma.

Studentët e fakulteti të historisë dhe filologjisë tani mund të zhvillojnë temën e diplomës duke përdorur pa asnjë pagesë dokumentet e arkivit qendror të shtetit.

Të mërkurën arkivi qendror i shteti dhe fakulteti i histori filologjisë firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, kjo për të ndihmuar në thellimin historisë së Shqipërisë, por jo vetëm.

Drejtori i arkivit se ku bashkëpunim do të ndihmoj që historia e Shqipërisë të mos bazohet në folklorizma për në fakte dhe dokumente zyrtare.

“Studentët, për të bërë një temë master dhe bachelor, përmes kësaj marrëveshje me një autorizim duke përcaktuar edhe pedagogun përgjegjës, të marrim dokumentacionin falas në arkiv.”

Përfaqësues të fakulteti të historisë dhe filologjisë duke falenderuar  drejtorinë e arkivit për këtë marrëveshje, thonë se tashmë studentët e kanë më të lehtë të zhvillojnë temat e tyre në çdo cikël studimi.

“Sigurisht që kemi edhe partnerë të tjerë, edhe të huaj, sa i takon punë kërkimore shkencore.”

“Buka e historianit është arkivi dhe këto do të sigurohen flas në bazë të marrëveshjes.”

Për të ndihmuar më shumë studentët, fakulteti i histori filologjisë synon edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi me institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.