Doktorët spanjollë nxjerrin pacientët me covid të marrin rreze dielli, u bën mirë për shëndetin mendor

Doktorët spanjollë nxjerrin pacientët me covid të marrin

Pas gati dy muajsh nën kujdesin intesiv për shkak të koronavirusit, Francisco Espana, 60 vjeç është lejuar nga mjekët e tij të kalojë 10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipi mjekësor 60 vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalin del Mar në Barcelonë.

Ai mbylli sytë dhe thithi sa më shumë rrezet e diellit. "Kjo është një nga ditët më të mira që mbaj mend"- tha ai.

Një ekip mjekësor në Spitalin del Mar, shprehen se udhëtimet e shkurtra në plazh të distancuar nga pjesa tjetër e popullsisë mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19 të qetësohen dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor. Qëndrimi i gjatë në spital ndonjëherë është traumatik dhe shkakton probleme mendore te ata.  

Bota Shendetësi Lajme koronavirus paciente Covid-19 shendeti mendor

EMISIONET