Dokrra që nuk bëjnë kokrra

Dokrra që nuk bëjnë kokrra

“Diaspora për Shqipërinë e lirë” një organizatë që përfaqëson vetveten për lojëra politike të Tiranës.

Sot “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk përfaqësojnë asgjë si persona dhe janë një absurd. Sot Shqipëria është gjithçka, por  jo e “ pa-lirë” e pamundur për të hyrë brenda dhe luftuar korrupsionin dhe zhvilluar demokracinë. Kështu që vetë termi “ Diaspora për Shqipërinë e lirë” nuk është gjë tjetër vetëm se një daulle tip stadiumi O sa mirë me qenë shqiptar dhe përdorim politik.

Diaspora kudo, as me parë dhe as sot, nuk ka mundur të  organizohet dhe zhvillohet institutcionalisht në vendet ku jeton. Nuk ka mundur të krijojë ''lobingje'' në funksion të atdheut në vendet ku jetojnë. Kjo tregon dhe pafuqinë organizativ dhe financiare të diasporave shqiptare, pavarësisht tam-tameve "O sa mirë me qenë shqiptar".

Ka individë që kanë arritur suksese në profesione dhe biznese jashtë Shqipërisë apo kanë ndërtuar  jetën dhe të fëmijëve në ato vende, por që  nuk kthehen në Shqipëri. Sado dashuria për Atdheun ka fuqi, por pa fuqia e fuqisë së Atdheut lakuriq, pa bosht moral dhe dinjitet shoqëror nuk mund të mbizotërojë për të lënë një jetë të ndërtuar në perëndim dhe për ta hedhur atë në kazinonë e Atdheut.

Për më tej  kur disa si këta të “Diasporës Shqipëria e lirë” që i ka ngelur ora pas Luftës së II por fatkeqësisht të lindur pak para 90ës apo pas 1990, na thonë se janë shumë të suksesshëm atje ku jetojnë por kthehen për Atdheun(?!!) 

Shqipëria nuk është as para pavarësisë   që të sakrifikojë Diaspora për pavarësinë e vendit dhe as vend diktatorial i mbyllur për  ta çliruar atë.

Shqipëria vuan kulturën e saj të nënshtrimit, të pajtimit dhe konfirmimit me të keqen dhe hipokrizinë në mardhënien sociale-shtetërore në ngritjen e shkërdhatokracisë administrative-mediatike si manipulim-simulim i llumit qofte kjo  dhe diasporë-mashtrues si strehë  horrash.

Jam kundër votës së Diasporës si përdorim dhe manipulim i pushteteve të radhës me kameleonët diasporikë  të cilët pa filluar na kërkojnë dhe vende në parlament apo qeveri. Pse?

 Kush është kontributi tyre? I kemi parë diasporikët  e Rilindjes  si shkuan si  të dështuar... gjoja për Atdheun dhe rropën dhe abuzuan  dhe u transformuan me milion  dollarë nga botokset, dhe fryrë nga orgjitë. Disa pasi morën plaçkën e vjedhur u kthyen në vendet nga kishin ardhur dhe ngritën biznese me plagët e Atdheut jashtë Atdheut, në Diasporë, duke vazhduar dhe lidhjet me qeveritarë dhe pastrimin e parave të tyre.

Përmbysja do të bëhet vetëm nga ndërgjegjja e brendshme që vjen nëpërmjet ndërtimit moralit dhe ballafaqimit me të vërtetën dhe raportit me të vërtetën.  Të tjerat janë dokrra që nuk bëjnë kokrra.

Lajme Opinione shqiperia diaspora ilir demaliaj

EMISIONET