Dogjani: Nëse shqiptarët janë më mirë le të votojnë sërish Ramën

Dogjani: Nëse shqiptarët janë më mirë le të

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Asllan Dogjani u shpreh se Rama nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite qeverisje.

Dogjani: Çfarë ka bërë Rama në këto 8 vite? Shëndetësinë? Po vdesin njerëzit. Jemi vendi i tretë në botë për vdekje lidhur me intubimin.

Unë nuk e di se çfarë kërkojnë, se këtu është mbushur kupa. Do të kenë një humbje spektakolare, sepse ky tallet edhe me socialistët. Shumë vende janë paguar për deputetë dhe shumë socialistë janë lënë jashtë listave.

Qytetarët shqiptar nëse janë më mirë se 4 vite më parë le ta votojnë Ramën, por ka shkuar thika në palcë.

https://youtu.be/bAz0qPtGlvM

EMISIONET