Mbyllen kufijtë me Greqinë e Malin e Zi

Mbyllen kufijtë me Greqinë e Malin e Zi

Kakavija, pika e vetme kufitare nga ku bëhet lëvizja tokësore mes Shqipërisë e Greqisë do të qëndrojë e mbyllur për 24 orë duke nisur nga ora 07:00 e së martës. Mali i Zi ndërkohë ka vendosur tamponin negativ si kusht për të kaluar kufirin nga kjo e hënë, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Në hyrje ndërkohë autoritetet shqiptare nuk bëjnë asnjë kontroll.

Pika kufitare e Kakavijës e vetmja nga ku bëhet lëvizja në rrugë tokësore mes Shqipërisë e Greqisë do të mbyllet për 24 orë.

Nga ora 07:00 e 24 Nëntorit deri mëngjesin e 25 nëntorit, në hyrje dhe në dalje të në dalje të doganës greke

Nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Trau i doganës greke do të ngrihet veëm për disa kategori.

“Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.”

Shkak për këtë situatë, bëhet një grevë e punonjësve të doganës greke, ndaj Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Ndërkohë, nga kjo e hënë, tamponi negativ për koronavirus është kusht për të gjithë ata persona që kërkojnë të lëvizin drejt Malit të Zi përmes pikave kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Pas forcimit që vendet e rajonit i kanë bërë masave kundër përhapjes së koronavirusit shqiptarëve nuk u kërkohet testim vetëm drejt Kosovës e Maqedonisë së Veriut, e cila pritet të ketë një tjetër vendimmarrje!

Për të hyrë në Shqipëri ndërkohë vec matjes së temperaturës në disa raste nuk kërkohet asnjë dokument që të provojë nësë udhëtarët janë të prekur me koronavirus.

Vendi Lajme kakavije Aktualitet

EMISIONET