Doda: Rama ka shkelur vijat e kuqe, bën negociatorin Turqi-Greqi, kur me Greqinë kemi akoma ligjin e luftës

Doda: Rama ka shkelur vijat e kuqe, bën negociatorin Turqi-Greqi, kur me

E ftuar në PolitikOn në RTV Ora, politikania Mesila Doda u shpreh se Rama po bën negociatorin mes Turqisë e Greqisë, kur me këtë të fundit ka një ligj lufte në fuqi.  

Doda: Rama po e përdor këtë si një kauzë për t'i thënë Be-së që ka edhe rrugë të tjera. Kjo është në nga ato mënyrat që nuk i shkojnë. E ka bërë edhe më krizën në Bjellorusi. Nga ana tjetër ka shkuar të negociojë me një vend me të cilin ka akoma ligjin e luftës nëpër këmbë.

Janë disa vija të kuqe që janë anashkaluar. Rama nuk mund të bëjë këtë politikë të jashtme në vetë të parë kur kemi një ligj lufte, detin dhe çështjen e tokës, duhet të jetë edhe presidenti, opozita, parlamenti dhe palët e tjera. Kjo duhet bërë në një shtet normal.

Vendi Lajme Politikë rama turqia greqia mesila doda

EMISIONET