Punonjësit e shëndetësisë që ndodhën në vijën e parë të betejës me koronavirusin në Angli kanë shpjeguar efektet afatgjata që ka lënë sëmundja tek ata.

Dhimbje, diarre kronike, bllokimi i trurit dhe lëvizja me këmbë për distanca shumë të shkurtra janë vetëm disa prej simptomave .

‘Covidi i gjatë’ është termi i përdorur për të përshkruar efektet e sëmundjes që zgjasin për javë ose muaj me radhë.

Mjekja Nathalie MacDermott, 38 vjeç tha se neurologët besojnë që koronavirusi i ka dëmtuar palcën kurrizore, ajo mund të ecë vetëm 200 metra.

Gjithashtu Nathalie ka pësuar dëmtime në fshikëzën e urinës , në zorë, ka dhimbje në duar dhe ndihet e këputur.

Unë jam 38 vjeçe dhe pyes veten nëse do të jem ndonjëherë në gjendje të eci siç duhet pa paterica. A do të vazhdojë kjo situatë të përkeqësohet? Do të përfundoj në një karrige me rrota?”- tha ajo.