Policia në Pakistan, në qytetin e Karachi,  ka menduar nëj zgjidhje për të ulur numrin e vjedhjeve apo ngacmimeve në rrugë.

Ata kanë vendosur që policët të pajisen me patina në mënyrë që të kapin hajdutët më shpejt.

Kjo njësi e formuar do të përbëhet nga 20 pjesëtarë, të cilët do t’u nënshtrohen trajnimeve të rrepta. Ata do të kenë uniforma tërësisht të zeza dhe do të jenë të pajisur me mbrojtëse të gjunjëve dhe bërrylave, dhe të armatosur me pistoleta.

“Na u duk se kemi nevojë që të sjellim një qasje inovative për ta kontrolluar krimin në rrugë”- tha Farrukh Ali, udhëheqës i kësaj njësie policore.

Ky vendim është marrë pasi numri i rasteve të vjedhjeve në Pakistan ka  pësuar një rritje drastike në këtë mënyrë policët  me këpucë me rrota do të mund t’i ndjekin më lehtë hajdutët me motoçikleta në qytetin me 20 milionë banorë.