Pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i ftuari i ditës në “Ditë e Re” në RTV Ora.

Kryerepublikani edhe pse nuk e tha drejtëpërdrejt, la të kuptohet se me shumë mundësi do të kandidojë në listën e Tiranës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Arjola Shehu: Do kandidoni në Fier?

Fatmir Mediu: Ende nuk është vendosur por Fieri ka autoritete goxha intelektuale, përfaqësuese të opozitës dhe nuk ka nevojë për shumë importe nga Tirana. Pavarësisht se kam jetuar në Fier, kam një kohë të gjatë që jam larguar nga Fieri.

U bënë 29 vite në Tiranë. Koha e studentit në Tiranë. Aktivitetin tim administrativ, politik, jetësor e kam pasur në Tiranë. Pavarësia nga nostalgjia dhe vlerësimi maksimal që unë kam për qytetin e Fierit dhe miqtë e mi në Fier por dua të them se edhe në Tiranë është një Fier i ri tani pasi mosha ime, një pjesë e madhe ka ardhur në Tiranë. Kur kam ardhur unë Tirana ka qenë në nivelin e 300 mijë banorëve, sot i ka kaluar 1 milionët.

Arjola Shehu: Gjasat janë për në Tiranë…

Fatmir Mediu: Ku  të vendosë partia. Ku të vendosë partia. Nuk i ndryshojmë rregullat e vjetra.

Lexo edhe:

Me sytë nga listat, pritet detajimi i marrëveshjes PD- Aleanca për Ndryshim