Tirana feston sot ditën e Çlirimit. Presidenti Ilir Meta paraditen e sotme bëri homazhe tek “Ushtari i Panjohur”.

Në një prononcim për median kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë për të punuar për çuar deri në fund amanetin e dëshmorëve për një Shqipëri demokratike.

Ilir Meta: “Në këtë ditë është e rëndësishme jo vetëm të përulemi para dëshmorëve po mbi të gjitha të punojmë të çojmë deri në fund amanetet për një Shqipëri demokratike.

Të rinjtë të prekin dhe gjejnë Europën këtu. Besoj se të gjithë bashkë do ia dalim për të kthyer besimin në ringritjen e Atdheut tonë. Për këtë na ndihmon dhe nderimi i sakrificës së dëshmorëve”

Kreu i shtetit e kishte nisur ditën me një vizitë në një familje dëshmorësh.