Deputeti grek, Giannis Kallianos nëpërmjet një postimi në Facebook ka folur për gjendjen e rënduar të vëllait të tij për shkak të Covid-19.

Ai sqaron simptomat që vëllai ka  dhe i bën thirrje të gjithë njerëzve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e vendosura nga organet përkatëse pasi është një sëmundje serioze. Giannis thekson se vetëm nëj ditë më parë ka qarë si fëmijë pasi vëllai mezi nxori dy fjalë dhe i tha që është i frikësuar nga sëmundja.

Me anë të një postimi në Facebook, sqaron se çfarë simptomash po përjeton vëllai dhe i bën thirrje të gjithë njerëzve që të respektojnë masat pasi është sëmundje shumë serioze.

Uroj që asnjë person në botë të mos e kalojë këtë pikëllim dhe ankth që familja ime dhe familja e tij po përjetojnë këto ditë. Një ditë më parë po qaja si një fëmijë i vogël sepse e telefonova dhe mezi më thoshte një fjalë. Ai më tha se nuk po ia dilte mirë dhe se ishte shumë i frikësuar. Ndjeva se nuk mund të bëja asgjë për ta ndihmuar, madje as për të shkuar për ta parë. Ai ishte shumë i frikësuar, ishte në një dhomë me një fëmijë tjetër dhe po luftonin së bashku. Për fat të mirë, ata të dy po përmirësohen shumë ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme. Është tragjike ajo që po jetojmë me pandeminë”– thotë ai.