Teksa Greqia ka raporte tejet të tensionuara me Turqinë, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka filluar ushtrinë në kufi.

Konstantinos, djali i vetëm i Mitsotakis do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.

Kyriakos Mitsotakis nuk e fsheh krenarinë teksa shpreh keqardhje që nuk ishte vetë në Alexandopouli për t’u mburrur me të.

”Jam një baba shumë krenar, më vjen keq që, për shkak të Covid, nuk mund të vija në Alexandroupolis dhe të mburrem”, shkruan Mitsotakis në rrjetin social Instagram.