Barron, djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, pas infektimit të dy prindërve, rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

Atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa për të trajtuar virusin. Veç kësaj, atij iu dha edhe deksametazon steroid.

“Në një farë mënyre u gëzova që të tre e kaluam këtë në të njëjtën kohë, sepse kështu patëm mundësi të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohë së bashku”, tha zonja Trump.