Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Lajmin e kanë bërë të ditur ditën e sotme gjatë një feste të organizuar me familjarët dhe miqtë e tyre për të zbuluar gjininë e fëmijës.

Vetëm pak minuta më parë reperi nuk vonoi dhe ndau me ndjekësit e tij lajmin se Zëri do të bëhet me një motër.

Ata kanë plasur një tullumbace e cila ka lëshuar pupla rozë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë çiftin dhe t’i themi Elitës një shtatzani të mbarë.