Ditmir Bushati jashtë listës për Shkodrën, Rama: Ka një kohë për marrë dhe një për të dhënë

Ditmir Bushati jashtë listës për Shkodrën, Rama: Ka një

Edona Bilali do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Shkodrës.

Me shumë gjasa, Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e këtyre listave.

Një fakt e nënkuptoi dhe kryeministri Edi  Rama gjatë një konference me gazetarët.

Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën dhe jo individë. Skuadra e PS është shumë më tepër se skuadra e deputetëve dhe besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë me siguri. Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu sepse ka një kohë për të marrë dhe ka një kohë edhe për të dhënë.

Vendi Edi Rama Lajme ditmir bushati Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET