Ditën e dasmës mësoi se nusja e të birit ishte vajza e saj biologjike

Ditën e dasmës mësoi se nusja e të birit ishte vajza e saj

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinën Jugore, ku një grua zbuloi se djali i saj po martohej me të bijën, të cilën e kishte humbur prej kohësh, raportojnë mediet kineze.

Zbulimi tronditës u bë pasi gruaja vuri re shenjën e lindjes në dorën e nuses, e cila dukej shumë e ngjashme me atë të fëmijës së saj të humbur para 20 vitesh.

E vendosur për të zbuluar të vërtetën, gruaja mblodhi guximin të pyeste prindërit e nuses nëse vajza është e birësuar.

Pasi shpjeguan historinë dhe shenjën identifikuese nga lindja e vajzës, prindërit e nuses përfundimisht konfirmuan se fëmija është birësuar.
Pas shumë diskutimesh për jetën e vajzës dhe mënyrën se si u gjend nga prindërit që e adoptuan rezultoi se vajza ishte fëmija biologjik i gruas.
Mësohet se vajza u mor nga prindërit birësues në rrugë rreth 20 vjet më parë.

Dasma mund të ishte prishur në këtë pikë, por gruaja gjithashtu zbuloi se djali i saj, dhëndri tani i vajzës biologjike, është gjithashtu i birësuar.
Kështu që dasma vazhdoi siç ishte planifikuar.

Në fotot që u bënë virale në rrjetet sociale kineze, shihet nusja duke qarë dhe duke përqafuar nënën e saj të humbur prej kohësh.

Është e paditur se si u zhduk vajza, por dyshohet se zhdukja ka të bëjë me trafikantët e qënieve njerëzore.

Gjithashtu nuk është bërë e qartë se ku e ka birësuar gruaja djalin.
Ajo që është e sigurt është se tani më dhëndri i gruas do të jetë në kërkim të prindërve të tij biologjik.

Lifestyle Lajme Të çuditshme Kina Të çudiçme

EMISIONET