Ditën e sotme vajza e Lorik Canës, Enkeleida, ka festuar 1-vjetorin e lindjes.  Lorik dhe bashkëshortja e tij, Monika janë kujdesur të organizojnë një festë speciale për të voglën e tyre.

Ka qenë Monika ajo që ka publikuar disa pamje nga festa për Enkeleidën. Ajo ka postuar një foto ku shihet një pjatë me numrin 1 dhe disa shkopinjë me yje, që duhet të kenë qenë si zbukurime për tortën e ditëlindjes.

 Ndërsa në një tjetër foto shihet një ambient i zbukuruar me tullumbace në ngjyra të ndryshme dhe me disa vizatime e urime ditëlindje për vogëlushen e tyre.