Emisoni “Ditë e Re” transmetohet çdo ditë nga ora 7: 00 deri në orën 10: 00 në RTV ORA.

180 minutat e transmetimit janë të konceptuara në tre shtylla.

Temat e trajtuara në emision mbulojnë të gjithë spektrin e zhvillimeve ditore si :

  • politikë,
  • aktualitet,
  • kulturë,
  • show biz etj.

    Në çdo puntatë, i ftuar është edhe një personazh, profil.

    Në fashën e parë te orarit , emisioni ka të gërshetuar informacionin utilitar, aktualitetin dhe muzikën në 60 minuta.

    Here pas here në këtë fashë ka ndërhyrje nga terreni me gazetarët për zhvillimet e mëngjesit apo edhe të ftuar protagonist të një ngjarjeje.

    Informacionet e përditshme janë:
  • shtypi,
  • horoskopi,
  • parashikimi i motit,
  • leximi i gazetave,
  • ndërhyrje gazetarëve nga terreni dhe muzikë.

Fasha e dytë e orarit, i kushtohet më tepër aktualitetit ditor, asaj çfarë ka ndodhur një ditë më parë dhe zhvillimeve të pritshme të një dite më pas.

Në këtë fashë, ka panel dhe intervista të më shumë se dy personave dhe këndvështrime në lidhje me një temë të caktuar, kryesisht e lidhur me aktualitetin.

Bashkëbisedimet në studio dhe informacioni janë të gërshetuara me muzikë dhe interpretime live nga artistë të ndryshëm.

Moderatorë të Ditë e Re : Arjola Shehu, Arjon Muca
Regjisor: Bojken Lako
Kryeredaktore: Lili Saraçi

Shikoni ne youtube te gjitha puntatat e emisionit