"Dita e Vaksinimit", 90-vjeçarja Margaret Keenan, e vaksinuara e parë

"Dita e Vaksinimit", 90-vjeçarja Margaret Keenan, e vaksinuara

Britania ka siguruar 800 mijë doza në fazën e parë, nga 2 për individ

Britania e Madhe po përdor vaksinat anticovid si armën më të re në luftën më virusin e ri korona.

Rreth 800 mijë dozat e para të vaksinës së firmës amerikane "Pfizer" dhe asaj gjermane "BioNTech" nisën t'u injektohen të martën të moshuarve të zgjedhur mbi 80 vjeç, personelit mjekësor dhe atyre që janë në vijën e parë të betejës me sëmundjen infektive.

Dozat do të mjaftojnë për vaksinimin e gati 400 mijë personave.

Ndër pacientët e parë britanikë ishte 90-vjeçarja Margaret Kinën, e cila e mori një nga dy dozat e saj që në orët e para të mëngjesit.

Ajo tha se ndihej e privilegjuar dhe e konsideronte vaksinën dhuratën më të mirë për ditëlindjen që do të festojë javën e ardhshme, dhe tani pret ta kalojë Vitin e Ri me familjen dhe miqtë.

Doktori 87-vjeçar, Hari Shukla, me bashkëshorten e tij, ishin gjithashtu çifti i parë që morën injeksionin për rritjen e imunitetit.

Personat nga mosha 16 deri 49 vjeç nuk pritet të vaksinohen nëse nuk paraqitin sëmundje të tjera, ndërsa vaksina nuk këshillohet as për gratë që duan të mbesin shtatzëna tre muaj pas vaksinimit, pasi të dhënat për sigurinë e vaksinës në raste të tilla janë ende të mangëta.

Britania e Madhe është nga vendet europiane më të goditura nga pandemia me më shumë se 61 mijë viktima.

Kryeministri anglez, Boris Xhonson, mendon se tani që ata kanë vaksinën antikovid, përpara Amerikës dhe Bashkimit Europian, vendi do të hapë një kapitull të ri në luftën kundër koronavirusit.

Vaksina e "Pfizer"-it u miratua me shpejtësi nga autoritetet angleze javën e shkuar, ndërsa brenda muajit ajo pritet të aprovohet edhe nga BE-ja.

Të gjitha vendet anëtare thonë se personat rekomandohet ta marrin vaksinën mbi baza vullnetare, jo me detyrim nga shteti.

Bota Lajme britani covid 19 vaksina e pare

EMISIONET