Mes rasteve në rritje të të infektuarëve me Covid 19, në Guatemala të Meksikës është shënjuar “Dita e të vdekurve”.

Kjo është një festë tradicionale ku vendasit kujtojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe festojnë se janë në gjendje t’i takojnë. Sipas legjendave, besohet se shpirtrat e të gjithë njerëzve që kanë vdekur kthehen në Tokë për të kontrolluar familjet e tyre. Simbolika e kësaj dite ishin balonat gjigande.

“Kur balonat ngrihen, ka një komunikim që vendoset midis të gjallëve dhe të vdekurve, ndërsa ne po u dërgojmë një mesazh të dashurve tanë. Tani jemi në jetën e përtejme”, u shpreh Nataly Culajay.

Të ndërgjegjshëm për situatën e vështirë që po kalojnë nga pandemia organizatorët shprehen me optimizëm për të ardhmen.

“Ne po kalojmë një situatë të komplikuar në të gjithë botën, por kjo është një mënyrë për t’u dhënë shpresë edhe njerëzve, se ka jetë, ka shpresë dhe nëse marrim masat e nevojshme për ta ndaluar këtë, ne mundemi” tha Lidia Tejuxun, udhëheqëse e grupit.

“Dita e të vdekurve” festohet në Meksikë dhe në një shkallë më të vogël në vendet e Amerikës Qendrore. Ajo është e lidhur me festimet katolike të Ditës së Gjithë Shpirtërave dhe Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Në vitin 2008, UNESCO e shpalli festivalin si Trashëgimi Kulturore e Paprekshme e Njerëzimit në Meksikë.