"Poshtë diktatura, poshtë komunistët!" 2 orë, protestë paqësore në Tiranë

E hëna nisi e paqtë. Shoqërimet e shumta nga policia në protestat e kaluara por edhe deklarata paralajmëruese e policisë pak orë para protestës për të shmangur tubimet e paligjshme në kohë pandemie dha rezultatin e vet në ditën e 6 të tubimeve.

Të paktë në numër, protestuesit kësaj herë kishin më shumë për të artikuluar sesa vepruar.

Mbledhja nisi në sheshin "Skënderbej" dhe më pas u zhvendosën drejt bulevardit me stacion final Kryeministrinë ku qëndruan për disa minuta.

Thirrjet ishin të larmishme por kërkesa kryesore ishte dorëheqja e kreut të policisë Ardi Veliu, të cilin e shohin si faktor në tentativën e policisë për të manipuluar vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Pas Kryeministrisë ata u zhvendosën sërish drejt sheshit "Skëndërbej" dhe më pas u shpërndanë.

Nuk pati kapsollë, as gurë, as gaz, as ujë dhe as konfrontime me policinë.

Protesta nisi rreth orës 18: 30 dhe përfundoi në 20:30.

Ora News ndoqi LIVE protestën me gazetarët Isa Myzyraj, Besar Bajraktaraj dhe Nertila Dosti në terren, ndërsa online Besjana Kuçana, Andi Kurti, Aurel Rakipllari, Xhesi Abazi.

Ora 20:30 Mbyllet protesta

Ora 19:38  Me thirrjet "Poshtë diktatura" dhe "Poshtë komunistët", protestuesit zhvendosen nga Kryeministria drejt sheshit "Skënderbej"

Ora 19:32 Protestuesit para gjykatës, lihen në burg 10 nga 24 të ndaluarit

Ora 19:21 Protestuesit mblidhen te Kryeministria

Ora 19:07 Nis marshimi i protestuesve nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë.

Ora 19:05 Revolta e të riut: “Kur popullit ti shkojë thika në kockë, këta do të shkojnë në djall!”

Ora 19:04 Revolta e të rinjve me qeverinë: Sa herë protestojmë na bëjnë me probleme psikike, problemi duhet parë më lart

Ora 18:49 Arrestimet në protesta/ Raporti i Avokatit të Popullit: Komisariatet plot, ka edhe të mitur

Ora 18:45 Dita e gjashtë, protestuesit: Nuk rrihen fëmijët, Rama Sadist, Ardi Veliu mafioz, të shkarkohet

Ora 18:41 Adoleshenti denoncon për Ora News: Më shoqëruan dhe dhunuan mbrëmë duke ikur, sot do protestoj

Ora 18:30 Protestuesit mblidhen te sheshi "Skënderbej"

https://www.youtube.com/watch?v=g1tQzVABTIg

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet protesta per klodianin

EMISIONET