Dita e dytë e Panairit online, më pak stenda, më shumë lexues

Dita e dytë e Panairit online, më pak stenda, më shumë

Pavarësisht vështirësisë së pandemisë, Panairi i Librit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm lexuesish, që në ditët e para të tij.  Libraritë dhe botuesit thonë se interesi ka qenë i lartë, pasi u jepet mundësi kujtdo edhe virtualisht.

Për të mos humbur traditën e panairit, disa shtëpi botuese apo librari kanë prezantuar për publikun titujt e rinj, por jo vetëm, në stendat të improvizuara.

Pavarësisht pandemisë, në ditën e dytë të Panirit interesi i qytetarëve është i lartë, jo vetëm fizikisht por edhe virtualisht.

Më së shumti lexuesit janë të interesuar për botime shqip, e kryesisht për titujt e rinj.

Për lexuesit, Panairi është një një mundësi për të afruar më shumë qytetarët me librin, ndaj sipas tyre mënyra e realizimit të tij nuk ka shumë rëndësi. 

Pjesë e Panairit këtë vit mund të bëhet kushdo, platformat online dhe rrjetet sociale i japin mundësi të gjithëve të jenë më pranë librit, por nuk do të mungojnë as tendat dhe konferencave fizike.

Kultura Lajme Libra panairi i librit

EMISIONET