Dita e 23 e grevës, naftëtaret sërish thirrje kryeministrit: Na jep zgjidhje, nuk durojmë dot më

Dita e 23 e grevës, naftëtaret sërish thirrje kryeministrit: Na

Gjendja shëndetësore e grevisteve të Ballshit përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Pavarësisht këtij fakti ato qëndrojnë të bindura se do t’i shkojnë kauzës së tyre deri në fund.

Gjendja jonë ka qenë shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë e sëmurë nga zemra. Vetëm mendoja a do gdhihem të shikoj vajzat e mia që kanë 23 ditë nuk e di ku i kam. Ika nga nga familja nga shtëpia për bukën e gojës. Shteti duhet të reagojë, zonjat e Parlamentit duhet të reagojnë për këto nëna, sepse nëna është e shenjtë, e shtrenjtë përderisa krijon familje”, rrëfen njëra prej naftëtareve.

Ato i kanë bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Edi Rama për një zgjidhje, duke shtuar se nuk janë më në gjendje të durojnë dot.

I kërkojmë kryeministrit që t’i japë zgjidhje sa më shpejt, nuk durojmë dot më”, thotë një tjetër greviste.

Për rreth dy muaj naftëtarët e ballshit u ngritën në protesta, por pas mungesës së reagimit për marrjen e pagave, filluan grevës së urisë.

Vendi Lajme ballsh Aktualitet naftetaret e ballshit greva e urise e naftetareve

EMISIONET