"Ndërpriteni grevën, është e panevojshme", Rama u bën thirrje grave naftëtare, ato e refuzojnë: Hajde na jep zgjidhje njëherë

"Ndërpriteni grevën, është e panevojshme", Rama u

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën e urisë në ditën e 22.

Rama në një mesazh në Twitter ka shkruar se “U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan!”

Kreu i qeverisë i ka ftuar të bisedojnë, ndërkohë që shton se presionet dhe ultimatumet nuk funksionojnë.

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, ka shkruar Rama.

Pas 16 ditësh grevë të burrave naftëtarë, ata e ndërprenë grevën dhe u zëvendësuar nga 10 gra, të cilat e vijojnë grevën edhe sot në ditën e 5.

LEXO EDHE: Gratë naftëtare nuk pranojnë të ndërpresin grevën e urisë: Rama të na japë zgjidhje një herë …

Vendi Edi Rama Lajme Twitter ballsh Aktualitet naftetaret e ballshit

EMISIONET