Dita e 2 e grevës së grave naftëtare, flet mjekja: Ja situata e tyre shëndetësore

Dita e 2 e grevës së grave naftëtare, flet mjekja: Ja situata e

Sot vijon dita e dytë e grevës së grave naftëtare të Ballshit, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para të shëndetit.

Stafi mjekësor i spitalit të Ballshit ka mbërritur në ambientet ku do zhvillohet greva dhe pas disa ekzaminimeve kanë përcaktuar se të gjitha grevistet kanë shfaqur problem me ankthin.

Mjekja e Ballshit, Euugerta Avdulaj ka thënë për mediat se hipertensioni është një ndër problemet kryesore.

Të gjitha kanë problem me ankthin, me hipertensionin, çrregullimin e ritmit që vijnë nga fakti që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ndenjur në një mjedis të vogël së bashku.

Disa prej tyre vuajnë nga problem kronike shëndetësore, si hipertensioni, hipotensioni, problem metabolike si tiroidet, diabeti”, ka thënë Avdulaj.

Sipas mjekes rasti i djeshëm kur një nga gratë është paraqitur sërish në grevë, edhe pas problemeve të theksuar shëndetësore, është e papranueshme nga ana mjekësore.

Dje në urgjencën e spitalit të Ballshit erdhi një zonjë me tension 200 të milimetrit të zhivës. Ajo vazhdon të jetë këtu. Kjo gjë është e papranueshme nga ana mjekësore”.

LEXO EDHE: Dita e 18-të/ Në grevë urie naftëtarët zëvendësohen me gratë e tyre: Nuk lëvizim, s’kemi paguar as dritat e as ujin

Vendi Lajme ballsh Aktualitet naftetaret e ballshit greve urie grate greviste

EMISIONET