Dita e 14-të / Tre grevistë dërgohen në spital, të hënën protesta masive

Naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar një tjetër marshim të madh proteste ditën e hënë kundër asaj që e cilësojnë indiferencë e institucioneve të shtetit për cështjen e pagave dhe rinisjen e punës!

Të dielën u bënë dy javë që kur 10 punonjës të Rafinerisë së Naftës në Ballsh hynë në grevë urie për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës!
Për shkak të mungesës së një përgjigjeje nga institucionet e shtetit tre ditë më parë ata u ngujuan në ambientet e qendrës shëndetësore dhe deklaruan se kanë ndërprerë edhe ujin!

Greva dhe paqartësia për të ardhmen, kanë rënduar gjendjen e tyre!
Në ditën e 14, tre grevistë u dërguan në spitalin e Ballshit pasi shfaqën probleme shëndetësore.

Por ajo që e quajnë indifferencë e shtetit i ka bërë më të vendosur për ti shkuar deri në fund protestës ektreme

Të shtunën, naftëtarët jashtë greve dhe familjarët e tyre zhvilluan një marshim proteste në rrugët e qytetit të Ballshit, dhe në mungesë të reagimit të qeverisë një tjetër tubim është paralajmëruar për të hënën!

Ata kanë paralajmëruar se në rast se qeveria ose kompania private nuk do të ulët për zgjidhje të kërkesave as këtë herë, protestat do të përshkallëzohen!
Naftëtarët thonë se do të heqin fëmijët nga shkolla dhe do të bllokojnë rrugët dhe institucionet në Mallakastër.

https://youtu.be/HcIy2ejdRdg

Vendi Lajme Sociale ballsh protesta e naftetareve

EMISIONET