Naftëtarët në Ballsh vendosin si nëna: Fëmijët jashtë grevës, ne japim jetën

Naftëtarët në Ballsh vendosin si nëna: Fëmijët

Gratë naftëtare në grevë urie kanë vendosur me ndjesinë si nëna për të mbajtur fëmijët larg grevës së urisë për pagat e prapambetura, ndërsa vetë shprehen se do ti shkojnë deri në fund asaj që e cilësojnë luftë për dinjitet. E diela shënoi ditën e 11 të grevës së urisë dhe një prej tyre u detyrua ta ndërpresë.

Në ditën e 11 të grevës së urisë, një prej grave naftëtare u detyrua ta ndërpresë në mes.

Silva Fejzaj pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetesore në spital mbrëmjen e së shtunës, nuk u lejua më të rikthehet mes shoqeve në ngujim.

Për shkak të frikës nga koronavirusi, gratë kanë anuluar vendimin për të marrë fëmijët në grevën për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Por thonë se vetë janë të gatshme të sakrifikohen.

Në vazhdimësi, kanë refuzuar thirrjet e Kryeministrit për ndërprerjen e grevës si kusht për nisjen e negociatave, ndërsa të zhgënjyera veçse me kreun e qeverisë janë edhe me Kryebashkiakun që thonë se i ka braktisur.

Naftëtarët kanë deklaruar në vazhdimësi se nuk do të ketë tërheqje nga greva e urisë dhe protestat deri në marrjen e pagave të fituara me vendim gjykate.

Vendi Lajme Sociale ballsh greva e urise e naftetareve

EMISIONET