Disney shkurton punonjësit

Disney shkurton punonjësit

Kriza e pandemisë ka detyruar kompaninë  “Disney”  të shkurtojë rreth 28 mijë punonjës amerikanë. Nëpërmjet një deklarate, kompania sqaroi situatën e vështirë financiare dhe vendimin për zvogëlimin e fuqisë sonë punëtore.

Kompania “Walt Disney” do të pushojë nga puna rreth 28,000 punonjës amerikanë në sektorin e parqeve, e detyruar nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Një pjesë e madhe e parqeve argëtuese kanë funksionuar me pjesëmarrje të kufizuar, dhe me mbylljen e vazhdueshme të Disneyland në Kaliforni. Rreth dy të tretat e punonjësve të pushuar nga puna janë punëtorë me kohë të pjesshme, tha kompania në një deklaratë.

"Ne kemi marrë vendimin shumë të vështirë për të filluar procesin e zvogëlimit të fuqisë sonë punëtore në segmentin tonë të Parqeve në të gjitha nivelet," tha në një deklaratë kryetari Josh  D'Amaro.

Ai përmendi kapacitetin e kufizuar të parqeve dhe pasigurinë e vazhdueshme në lidhje me kohëzgjatjen e pandemisë. Situata në kaliforni, sipas tij, është përkeqësuar pasi shteti nuk është  i gatshëm të heqë kufizimet që do të lejonin Disneyland të rihapej.

“Disney”mbylli parqet argetëuese në të gjithë botën në fillim të këtij viti kur nisi përhapja e pandemisë. Më pas të gjithë, përveç Disneyland, u hapën gradualisht, megjithëse kompania u detyrua të kufizonte numrin e vizitorëve për të lejuar distancën fizike.

Bota Lajme pandemi punonjes shkurtim disnjey

EMISIONET