Këtë vit ceremonia e çmimeve Emmy ndodhi shumë ndryshe nga sa ishim mësuar ta shikonim. Këtë vit të nominuarit kishin vendosur kamera në shtëpitë e tyre për të qenë pjesë virtualisht në këtë event. Për shkak të situatës të pandemisë organizatorët këtë mënyrë e panë të duhurën.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka penguar vipat të kujdesen për pamjen e tyre deri në detajin më të vogël.

Nga dhoma e ndenjes, zyrave, kuzhinës apo dhe dhomës së gjumit emrat më të mëdhenj të televizionit  ishin të veshur në mënyrën më elegante dhe shkëlqenin.

Jennifer Aniston spikati me look-un e saj mjaft elegant.

Jennifer Aniston spikati me look-un e saj mjaft elegant, kur u shfaq personalisht, në Staples Center në Los Anxhelos.
Aniston, e cila është nominuar për rolin e saj në “The Morning Show”, kishte veshur një fustan të zi nga John Galliano me bizhuteri të Christian Dior dhe taka Dior.

Aktorja e serialit “Euphoria” Zendaya kishte vedhur një fustan të Christopher John Rogers me një fund ngjyrë lejla voluminoz dhe një varg gurësh të çmuar Bulgari rreth qafës.


Pjesa tjetër e artistëve u shfaqën nga ambjentet e shtëpisë së tyre ku veshjeve plot glamour i kishin shtuar dhe maskën.