Gjendet i vdekur në një banesë një i moshuar në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin Bajram Cani, 78-vjeç, babai i bisnesmenit të ndërtimit, Plarent Cani, i vrarë në 2 shtator 2013, në zonën e Plazhit të Durresit, pranë pallatit që po ndërtonte.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News Mark Bunga, dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.

Viktima banonte në katin e 10 të një pallati në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Durrës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Durrës për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.