Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Ischinger ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.

Ischinge thekson se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.

“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë, kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.