Një shkollë e mesme në Austri zhvilloi një ceremoni diplomimi me ndihmën e teknologjisë, pavarësisht shqetësimeve të koronavirusit, njoftoi transmetuesi publik ORF.

Një krah robotik shpërndau diplomat për të diplomuarit në një shkollë në qytetin jugor Kaindorf.

Studentët që po specializohen në inxhinieri dhe teknologji informacioni, programuan krahun robotik me qëllim garantimin e distancës fizike, sipas drejtorit të shkollës, Guenter Schweigler.

“Megjithë përpjekjet për të frenuar virusin, nuk donim t’i privonim studentët nga emocionet e një ceremonie zyrtare”, shtoi Schweigler.