Dimri me rrezik për Covid, Manastirliu: Mund të kemi mbivendosje të gripit me virusin

Dimri me rrezik për Covid, Manastirliu: Mund të kemi mbivendosje

Mbivendosja e gripit sezonal me virusin Covid-19 mund të sjellë përkeqësim të situatës së pandemisë në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se kurba e rasteve të reja mund të rritet ndaj në përgjigje të nevojave do të shtohen kapacitetet në spitalet rajonale deri në 1 mijë shtretër. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 158 raste të reja me Covid, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën.

Infektimet e reja me Covid-19 mund të pësojnë rritje gjatë vjeshtës dhe dimrit. Mbivendosja e gripit stinor me virusin aktual mund të përkëqesojë situatën, por Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e përgatitur për çdo skenar.

Për të shmangur fluksin në spitale, vëmëndje të veçantë gjatë dimrit do të marrë trajtimi në banesë i të prekurve me Covid.

Sjellja individuale është e rëndësishme, ndaj në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Ministrja apeloi kujdes në respektimin e masave anti-Covid.

Për t`ju përgjigjur nevojave shëndetësore të qytetarëve, Ministria do të rrisë numrin e ekspertëve në terren.

Vaksina ende nuk është siguruar por Manastirliu garantoi se kur ajo të jetë efikase do të aksesohet për qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 158 raste të reja me Covid 19 dhe tri humbje jete ndërkohë që në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 214 pacientë.

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi ne shqiperi virozat

EMISIONET