Lubonja me asfalt të Enverit, banorët: Kryebashkiaku Binaj erdhi për votat, na dha birra e iku

Fshati Lubonjë në Selenicë ishte zonë internimi për kundërshtarët e regjimit komunist, por banorët ndjehen sërish të tillë edhe pas 30 viteve demokraci. Ata ankohen për mungesën e investimeve, ndërsa theksojnë se Kryebashkiakun e kanë parë vetëm në fushatë kur u kërkoi votën.

Në komunizëm ishte zonë internimi për kundërshtarët e regjimit.

Në demokraci, Lubonja e Selenicës mbeti fshati i të harruarve nga pushteti vendor.

"Kemi bërë dy këreksa në bashki, se kanë vënë ujin në zjarr."

Kanë vuajtur prej vitesh mungesën totale të investimeve.

Këto janë gjurmët e asfaltit që kanë mbetur që nga kohërat e kaluara.

"Problemi jonë është rruga."

"Ky asfalt është që në kohën e Enverit."

Këtu duhet të ishte një kontenier mbeturinash.

Por Bashkia ka vendosur vetëm disa blloqe betoni.

Ujërat e zeza kalojnë mes fshatit.

Veç aromës e pamjes jo të këndshme, rrezik edhe për sëmundje.

"Edhe këtu është një pisllëk i madh."

Banorët thonë se kanë bërë dhjetëra kërkesa në Bashkinë Selenicë që drejtohet nga Pellumb Binaj por asnjë prej tyre nuk është marrë në konsideratë.

"Që kur erdhi dhe mori votat, na dha nga një birrë dhe u lamë."

"Nuk na i marrin parasysh kërkesat."

Problematikat që u vështirësojnë jetën nuk kanë marrë zgjidhje.

Ndaj fshati është braktisur.

Vendi Lajme Sociale selenice lubonje investimet

EMISIONET