Në  Fushë-Krujë një fabrikë e prodhimit të peletave është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por edhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve pranë fabrikës.

Fabrika në fjalë ndodhet pranë Urës së Gjoles dhe aty ka pasur materiale të mjaftueshëm për të ndihmuar flakët, por pronari Afrim Çela gjatë një deklarate në polici ka thënë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe sipas tij ai ishte vendosur në 4 vende të ndryshme .

Nga zjarri janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore.

Flakët kanë vënë në rrezik serioz një familje si dhe disa biznese të tjera aty afër.

Banorët aty pranë tregojnë se nuk është hera e parë që i vihet flaka kësaj fabrike e cila çuditërisht është vendosur pranë banesave.

Ata kanë deklaruar se është rrezikuar jeta e tyre dhe nëse nuk do ndërhynin fqinjët jeta do kishte qënë edhe më tragjike duke kërkuar që lëndët drusore të mos lihen pranë banesave.

Për shuarjen e flakëve janë dashur disa zjarrëfikëse të ardhura nga Kruja, Nikla, Kamza dhe Vora ndërsa ende nuk është bërë vlera e dëmit material.

Policia është duke hetuar për të gjetur shkaqet dhe autorët e vënies së zjarrit.