Përfshihet nga flakët një banesë dy-katëshe në qendër të qytetit të Korçës.
Objekti në fjalë ndodhet pranë Muezut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.
Sipas informacioneve nga gazetarja e Ora News Iris Rezhda, në banesë jetojnë tre vëllezër.
Shkak për rënien e flakëve dyshohet ndezja e zjarrit për tu ngrohur pasi banesa nuk ka patur energji elektrike.
Dy zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Tre vellezerit do te sistemohen te konvikti i shkolles bujqesore. Lajmin e konfirmon per Ora News nenkryetari i Bashkise Korce, Kletjon Kita.