Diferencimi në vaksinim, Muka: Është diskriminim!

Diferencimi në vaksinim, Muka: Është diskriminim!

Epidemiologu Taulant Muka në një intervistë për RTV Ora ka komentuar diferencimin që po bëhet në procesin e vaksinimit në vend.

Muka ka thënë se ndarja e vaksinimit është diskriminim, ndërkohë që ka shtuar se personeli shëndetësor duhet të jetë primar për shkak të kontaktit me infeksionin.

Përtej debatit politik, që në fakt është fatkeqësi që pandemia është kthyer në debat politik në të gjithë botën, sigurisht që vaksina duhet të bëhet në varësi të një prioriteti që është shëndeti.

Grupmoshat e rrezikuara duhet të jenë ato që duhen vaksinuar të parat, sepse me ekspozimin ndaj virusit, ato ndodhen më të rrezikuar nga kalimi në një gjendje kritike. Unë besoj që për të promovuar vaksinimin, sepse në të gjithë botën ashtu edhe në vendin tonë ka skepticizëm, mund të vaksinohen disa figura publike më shumë për ngjallur shpresë dhe për të ftuar qytetarët që të vaksinohen. Por sigurisht që nuk duhet të jetë në kontekstin që është shpallur.

Nuk duhet të vaksinojmë fillimisht të pasurit dhe më pas të varfrit, sepse kjo më pas është diskriminim. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të dinë se ku janë me situatën e pandemisë. Të dinë se ku mund të presin realisht vaksinimin dhe kush është plani”, ka thënë Muka.

Epidemiologu ka vijuar më tej duke thënë se “Rekomandohet që në radhë të parë të jenë personeli mjekësor, sepse janë më të ekspozuarit ndaj infeksionit. Duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, jo vetëm që mund t’i infektojnë ata, por edhe pacientët mund t’i infektojnë ata. Në këtë kontekst sigurisht që i duhet dhënë prioritet që më pas që personeli mjekësor të jetë në dispozicion të kujdesit shëndetësor të pacientëve."

Intervista në studio për Xhoi Malësia, përshtati për online Tea Islamaj.

Vendi Shendetësi Lajme taulant muka Aktualitet epidemiologu vaksinimi RTV Ora

EMISIONET