Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me gjobë administratori i subjektit në Dibër.

Për administratorin policia kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuar subjektin me administrator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.” – njofton policia.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.