Dibër/ Banorët në protestë: S'ka votë pa rrugë

Dibër/ Banorët në protestë: S'ka votë pa

Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër protestojnë pasi thonë se prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë asnjëherë në këtë aks rrugor që lidh ata me Peshkopinë.

“Nuk kanë vendosur asnjë gur. Rrogën e marrin por punë nuk bëjnë. Duam vetëm rrugën. Nuk kërkojmë as bukë as ujë, kërkojmë rrugë” thonë protestuesit

Gjatë reshjeve të shiut e të dëborës, situata bëhet edhe më e vështirë.

Premtime kanë marrë shpesh, punë asnjëherë.

“Jemi të zhgënjyer. Kanë ardhur kanë marrë votën janë bërë deputetë por për ne asgjë” thonë protestuesit

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, votën e japin vetëm për atë që do u bëjë rrugën.

“Kush na premton se do të na rregullojë rrugë i japim votën” thotë një protestues tjetër.

Një prej këtyre fshatrave, Babdishti është edhe pjesë e programit të qeverisë “100 fshatrat turistikë” por Bashkia e drejtuar nga Dionis Imeraj, nuk është munduar të bëjë as rrugën.

Vendi Lajme diber Lajmi i fundit rruge Aktualitet

EMISIONET