Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka arritur të fitojë më në fund betejën me Covid-19.

Futbollisti italian pas 15 ditësh është shëruar dhe ka theksuar se nuk ka qenë e lehtë për të.

Totti thotë se kishte pneumoni bilaterale me ethe të shumta, nivel të ulët oksigjeni dhe kishte mungesë fuqie.

 Sipas futbollistit mënyra më e duhur për ta mposhtur virusin janë ndjekja me rigorozitet të këshillave të mjekëve.

Diagnoza ishte një goditje në zemër: PNEUMONITI BILATERALE për shkak të infeksionit Sars Cov 2! Duke pasur parasysh kohën e duhur të diagnozës, unë isha në gjendje të shërohem nga shtëpia, 15 ditë të gjata, por tani që gjithçka ka kaluar unë dua të falënderoj ata që kanë qenë më afër meje dhe për këtë një falënderim të veçantë për Prof. Alberto Zangrillo për Prof. Monica Rocco dhe Silvia Angeletti.
COVID mund të rrahet me masat e duhura paraprake dhe udhëzimet
”, ka shkruar Totti ndër të tjera.

Pozitivë me Covid-19 më herët kanë rezultuar edhe bashkëshortja e tij Ilary Blasi dhe nëna e tij Fiorella.