Këngëtari Weekend , emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, të dielën tha se ai do të dhurojë 1 milion dollarë në përpjekje për të ndihmuar etiopianwt përmes Programit Botëror të Ushqimit nga Kombet e Bashkuara.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin ndihmë.”

Po ashtu ai shprehu keqardhjen e tij duke thënë se

“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi të Etiopisë. Për civilë e tw pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit qw po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po braktisen nga frika dhe shkatërrimi”, shkroi Abel Tesfaye, djali i lindur në Toronto i dy emigrantëve etiopianw.

Kjo nuk është hera e parë që Weeknd ka kontribuar në tw tilla situata.

Këngëtari dhuroi 300,000 dollarë në fushatën globale të Ndihmës për Libanin gushtin e kaluar për të ndihmuar viktimat e një shpërthimi në Bejrut që vrau mbi 200 njerëz, njoftoi menaxheri i tij në mediat sociale.