Saranda ka ngritur një bust të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli me rastin e ditëlindjes së tij.

Ishte vetë Pacolli i cili publikoi një foto në profilin e tij në Facebook të bustit.

Postimi në Facebook:

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”