Dhurata e veçantë e ish deputetit Bardh Spahia për Vllazninë. Ja përmasat e banderolës gjigande që veshi “Loro Boriçin”

Dhurata e veçantë e ish deputetit Bardh Spahia për

Një banderolë gjigande ka veshur njërën anë të stadiumit “Loro Boriçi" në Shkodër, në prag të kryendeshjes së kësaj jave në Superligë kundër Tiranës.

Pamja duket me të vërtetë spektakolare.

Mbishkrimi “Një skuadër, një ëndërr” dhe logo e skuadrës së Vllaznisë zënë pjesën më të madhe të kësaj banderole gjigande.

Ajo është një ide e ish deputetit të Shkodrës Bardh Spahia, i cili ia ka bërë dhuratë shkuadrës së zemrës, duke u uruar fitoren e kampionatit tifozëve të Vllaznisë.

Siç i ka hije! Me urimin ma të mirë për fitore dhe një vit për t’u shënu në histori. Një dhuratë për skuadren e qytetin tonë të zemrës!”- shkruan Bardh Spahia në postimin e tij.

Ndeshja Vllaznia-Tirana luhet nesër në ora 13:00, ndërsa stadiumi mitik “Loro Boriçi” do të vishet me banderolën gjigande me përmasa 110m x 25m.

Lexo edhe:

Tifozët e Vllaznisë “shfaqen” në stadium, ja çfarë pritet në ndeshjen kundër Tiranës

Sport Lajme shkoder Futboll bardh spahia loro borici vllaznia-tirana banderola gjigande

EMISIONET