Dhunoi dhe dogji të gjallë bashkëshorten, zhvendoset makina ku u gjet e vdekur gruaja në Kavajë

Kjo është makina ku u gjet  e djegur Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe.Krimi makabër që tronditi Kavajën është regjistruar paraditen e sotme, 10 prill.

Burimet bëjnë me dije se bashkëshorti Bilbil Shirja e ka pritur gruan, Fëllënxa 45 vjeçe në mëngjes për të dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe e ka marrë për forcë në makinë.

Dyshohet se 48 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe më pas e ka mbyllur në makinë dhe i ka vënë flakën makinës duke e djegur brenda.

 Më pas nga tronditja psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u varur vetë në pemë.

Mësohet se çifti Shirja ishte ndarë dhe gruaja po qëndronte në banesën e prindërve të saj në fshat dhe kishte nisur punë në një hotel.

EMISIONET